Basketboll

E BUJSHME: ISH-LOJTARI I PRISHTINËS, PO STËRVITET ME EKIPIN NGA NBA

Prishtinë (AsistiOnline) – Lojtari amerikan që në stinorin e kaluar mbrojti ngjyrat e klubit kosovar të Z Mobile Prishtinës, AJ Davis po stërvitet me skuadrën e NBA-së, Philadelphia Sixers.

Është vetë accounti zyrtar i klubit të Sixers, që e ka publikuar foton me Aj Davis në parket, duke i mbrojtur ngjyrat e klubit amerikan. Por se a do ta shohim AJ Davis në stinorin e ri në ekipin e Philas mbetet të shihet.

Davis stinorin e fundit luajti për Prishtinën, derisa kjo e fundit garonte në Champions League, por pas eleminimit nga gara Davis u largua nga klubi kryeqytetas.

AJ Davis momentalisht po luan në Ligën Verore me Philadelphian.

Komentet janë të mbyllura.