Basketboll

KOSOVA(U-18 F), SONTE LUAN NDESHJEN E DYTË TË EVROPIANIT(B)

Prishtinë (AsistiOnline) – Përfaqësuesja e Kosovë(U-18) në konkurencën e femrave, sonte luan ndeshjen e dytë të Kampionatit Evropian – Divizioni B.

Kjo ndeshje që nis në orën 21:00, Kosova do ta luajë kundër Estonisë në Arenën “Boris Trajkovski” në Shkup të Maqedonisë ku edhe po mbahet ky kampionat.

Dje Kosova luajti ndeshjen e parë në këtë kampionat, ku edhe humbi nga Sllovenia me shifrat 12-97.

Komentet janë të mbyllura.