Basketboll

RINDËRTOHET EDHE NJË SKUADËR NË NBA, LEONARD E GEORGE KALOJNË TEK LA CLIPPERS

Prishtinë (AsistiOnline) – Vazhdojnë befasitë në afatin kalimtar të transfereve në ligën më të fortë të basketbollit në botë, NBA.

Së fundmi tek LA Clippers, janë bashkuar dyshja, Kawhi Leonard e Paul George. Fillimisht nga Toronto që u shpallë kampione stinorin e kaluar, erdhi Leonard i cili më pas sipas raporteve nga mediat amerikane e bindi edhe yllin e Okllahomës, Paul George për të ndërruar ambient dhe kjo edhe është arritur.

Tanimë LA Clippers bëhen ndër skuadrat më të mira në NBA dhe do të synohen gjëra të mëdha me lojtarët që ka në ekip kjo skuadër.

Vlen të ceket se Kawhi ishte në bisedime edhe me Toronto Raptors dhe Los Angeles Lakers por ai në fund zgjodhi Clippers.

Komentet janë të mbyllura.