Basketboll

BARCELONA ZYRTARIZON TOP-PËRFORCIMIN, TRANSFERON ABRINES NGA NBA

Prishtinë (AsistiOnline) – Skuadra e Barcelonës si duket, nuk e ka në plan të ndalet sa i përket përforcimeve për stinorin e ri.

Emri më i ri në radhët e kataluansve është, spanjolli Alex Abrines që vije nga liga më e fortë e basketbollit në botë, NBA.

Abrines që njëherazi është edhe lojtar i nxjerrur pikërisht nga akademia e Barçës, ka rinënshkruajtur me blaugrana një kontratë dy vjeçare.

Ditë më parë, Barça kishe nënshkruajtur edhe me Nikolla Mirotiçin pikërisht nga NBA, ndërsa deri më tani ka nënshkruajtur edhe me Cory Higgis nga CSKA-ja, si dhe Brandon Davies nga Zalgiris Kaunas.

Barcelona në stinorin e ri pritet të jetë ndër konkurentët kryesorë për fitimin e Euroligës.

Komentet janë të mbyllura.