Basketboll

KOSOVA(M) SOT LUAN NDESHJEN E DYTË NË EUROPIAN, KËRKOHET KËNDELLJA

Prishtinë (AsistiOnline) – Sot Përfaqësuesja e Kosovës U-20 në konkurencën e meshkujve luan ndeshjen e dytë në Kampionatin Evropian – Divizioni B.

Në këtë evropian që po mbahet në Matosinhos të Portugalisë, Kosova në ditën e dytë do të ndeshet me Holandën. Kundërshtar ky i cili në ndeshjen e parë humbi ndaj Gjeorgjisë. Ndërsa humbje të thellë pësuan edhe djemtë tanë ndaj Estonisë.

Ndeshja e sotme e Kosovës nis në ora 17:00 dhe shpresojmë në rezultat pozitiv të djemve tanë.

Të kujtojmë se vitin e kaluar shumica e këtyre djelmoshave ishin bartës të lojës me gjeneratën U-18 e cila e fitoi komplet Divizionin C që atë kohë u mbajt në Prishtinë.

Komentet janë të mbyllura.