Basketboll

KB PRISHTINA(F) MËSON KUNDËRSHTARËT E SAJ NË ARENËN NDËRKOMBËTARE

Prishtinë (AsistiOnline) – Skuadra e Prishtinës në konkurencën e femrave sivjet do të garojë në Euro cup Women, garë tejet prestigjioze në basketbollin europian të femrave.

Prishtina do të jetë në një grup shumë të vështirë së bashku me dy skuadrat ruse, Sparta &K Moskow Region Vidnoje, MBA Mosow dhe Beshiktashin e Turqisë.

Dy ekipet e para kualifikohen tutje. Sidoqoftë, kjo do të jetë një përvojë e mirë për vashat e Prishtinës të marrin pjesë në një garë të nivelit të tillë.

Prezent nga Klubi i Prishtinës në short kanë qenë përfaqësuesja e klubit, Vlora Braha dhe trajneri Fidan Shatri.

Kjo është hera e parë që një klub kosovar merr pjesë në gara ndërkombëtare, qëpas sezonit 2003/2004 kur Universiteti i Prishtinëska garuar në Ligën Rajonale Trocal.

Komentet janë të mbyllura.