Basketboll

EKSKLUZIVE: RAHOVECI KLUBI I PARË KOSOVAR ME TELEVIZION ZYRTARË

Prishtinë(AsistiOnline) – KB Rahoveci shumë shpejtë pritet të bëhet edhe me televizion zyrtar të klubit.

Burime të AsistiOnline.com, pranë klubit rahovecas kanë konfirmuar se zyrtarët e klubit janë në fazën finale për ta formuar një televizion që do ti shërbejë klubit pozitivisht.

Ky televizion do të transmetohet në You Tube, Artvision në Rahovec, pra është kanal lokal që transmeton gjithçka në lidhje me klubin, si p.s, lojërat e kaluara të Rahovecit por edhe stërvitjet dhe gjërat e tjera që janë për publikun.

Rahoveci ditë më parë, kishte bërë me dije se do të hap edhe “Fan Shop”-in e klubit dhe po bëhet njëra ndër klubet më të organizuara sportive në Kosovë.

Komentet janë të mbyllura.