Warning: Constant WP_MEMORY_LIMIT already defined in /home/asistion/public_html/wp-config.php on line 94

Warning: Constant WP_DEBUG already defined in /home/asistion/public_html/wp-config.php on line 95
KOSOVA(U-16F) PËSOJNË HUMBJEN E RADHËS NË EVROPIAN – AsistiOnline
Basketboll

KOSOVA(U-16F) PËSOJNË HUMBJEN E RADHËS NË EVROPIAN

Kosova U16 në konkurrencën e femrave ka pësuar nga Kroacia 36:92, në Kampionatin Evropian, Divizioni B, në Sofje të Bullgarisë.

Basketbollistet e Kosovës kanë treguar një lojë të mirë në çerekun e tretë (17:18), por nuk mundën të bëjnë më shumë përballë vashave kroate, kurse te Kosova mungoi edhe Fjolla Ajeti, për shkak lëndimi.

Astera Tuhina realizoi 16 pikë për Kosovën, derisa nëntë pikë shënoi Enisa Kamerolli.

Ndeshjen e ardhshme Kosova e zhvillon të hënën ndaj Zvicrës, e më pas të martën ndaj Norvegjisë, për të përfunduar fazën e grupeve.

Komentet janë të mbyllura.