Basketboll

NË MANCHESTER PËR FITORE SHPRESËDHËNËSE

Prishtinë(AsistiOnline) – Ditën e sotme Përfaqësuesja e Kosovës A, do ta luajë ndeshjen e fundit në kuadër të parakualifikimeve për Eurobasket 2021.

“Dardanët” sonte ndeshen ndaj Britanisë së Madhe, në Belle Vue Sports Village në qytetin e Manchesterit me fillim nga ora 20:00.

Në ndeshjen e parë në “Minatori” të Mitrovicës, Kosova u patë mposhtur nga Britania me 8 pikë dallim. Tash Kosovës i duhet një fitore me mbi 8 pikë diferencë për të shpresuar në kualifikim.

Ndeshja e sontme e Kosovës, transmetohet direkt në Platformën më ekskluzive dhe atraktive në vend, Art Motion.

Komentet janë të mbyllura.