Basketboll

EKSKLUZIVE: DRILON HAJRIZI NË BISEDIME ME RAHOVECIN

Prishtinë(AsistiOnline) – Lojtari i Përfaqësueses sonë kosovare, Drilon Hajrizi është në bisedime të avancuara me skuadrën e Rahovecit.

AsistiOnline.com nga burime të sigurta të afërta me klubin “vreshtarë”, ka marrë informacione se marrëveshja në mes të Hajrizit dhe Rahovecit, është afër të kurorësohet me kontratë.

Driloni deri më tani ishte i angazhuar me Përfaqësuesen e Kosovës dhe në parakualifikimet për Eurobasket 2021, ishte ndër lojtarër kryesorë të ekipit.

Hajrizi së fundmi ishte pjesë e skuadrës prizrenase, KB Bashkimi.

Komentet janë të mbyllura.