Basketboll

SENZACIONI I BOTËRORIT, SCOLA ME ARGJENTINËN NË FINALE

Prishtinë(AsistiOnline) – Argjentina është finalisti i dytë i Kampionatit Botëror “Kina 2019”.

Ekipi i stërmotivuar i argjentinasve në krye me veteranin Luis Scola, ka arritur që ta mposhtë thellë edhe ekipin e Francës, pas fitores ndaj Serbisë në çerekfinale.

Në fakt nga fillimi e deri në fund, Argjentina luajti shpejtë dhe me qetësi dhe fitorja në fund ishte e natyrshme me epilogun finalë 80-66.

Super-super Luis Scola me double, double(28pk, 13krc) ishte më i dalluari tek Argjentina, por u dallua edhe Gabriel Deck me 13 pikë.

Tek Franca e pafuqishme sot u dalluan, Frank Ntilikina dhe Evan Fournier me nga 16 pikë.

Finalja e këtij Kampionati Botëror do të jetë, Spanjë-Argjentinë, që luhet pasnesër, pra e dielë.

Komentet janë të mbyllura.