Basketboll

BERISHA: ME PËRKRAHJEN E PUBLIKUT, MPOSHTIM LEGIAN

Prishtinë(AsistiOnline) – Basketbollisti kryesorë i Sigal Prishtinës, Dardan Berisha është shfaqur optimist para takimit që skuadra e tij e zhvillon sot ndaj Legias në Champions League.

Berisha ka shfaqur besimin e tij, por edhe të bashklojtarëve, për sfidën ndaj një ekipi si Legia polake.

”Tashmë e një kohë të gjatë jemi të kompletuar dhe jemi përgatitur tejet mirë për ndeshjet ndaj Legias. Ndeshja e parë zhvillohet në shtëpinë tonë dhe me ndihmën e publikut, nëse arrijmë rezultat pozitiv, atëherë, gjithçka është e mundur. Gjithsesi edhe nëse eliminohemi nga kjo garë, do të luajmë në FIBA Europe Cup. Dihet se synimet e Prishtinës gjithmonë janë të mëdha dhe ne do të japim maksimumin”, theksoi Berisha i bindur në fitore.

 

Komentet janë të mbyllura.