Basketboll

SIGAL PRISHTINA SOT NDAJ LEGIAS NË LIGËN E KAMPIONËVE

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra kryeqytetase, Sigal Prishtina sot do ta zhvillojë ndeshjen e parë parakualifikuese në Ligën e Kampionëve.

Kundërshtar i sotëm i Prishtinës do të jetë, skuadra e madhe polake, Legia Warsava. Një skuadër tejet me renome në basketbollin e Polonisë.

Kjo ndeshje, luhet sonte në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë dhe nisë në ora 20:30. Përderisa transmetohet direkt në Platformën më atraktive në vendin tonë “Art Motion”.

Ndeshja e parë do të zhvillohet më sot, kurse ajo e kthimit më 20 shtator në Poloni.

Nëse skuadra e Prishtinës e kalon Legian e Varshavës, atëherë do të ballafaqohet me skuadrën ruse, Nizhny Novgorod.

Ndeshjet ndaj skuadrës ruse do të zhvilloheshin më 26 dhe 29 shtator. Nëse Prishtina e kalon edhe këtë kundërshtar do të luajë në grupe. Bardhekaltrit do të jenë në Grupin C.

 

 

Komentet janë të mbyllura.