Basketboll

“ART MOTION” TRANSMETON NDESHJET E RAHOVECIT NË “FEC” DHE “BIBL”

Klubi i Basketbollit Rahoveci dhe Platforma më atraktive në vendin tonë,  “Art Motion”, kanë arritur marrëveshje për transmetimin e ndeshjeve të skuadrës së Rahovecit edhe në dy kompeticione ndërkombëtare ku për herë të parë Rahoveci paraqitet këtë edicion. FIBA Europe Cup dhe Balkan League do të tranmsetohen në Art Motion, përfshirë edhe ndeshjet si mysafirë.

Siç e dini ndeshja e parë kualifikuese e Rahovecit në Evropë, zhvillohet të mërkurën e ardhshme me 2 tetor në “Mizahir Isma” ndaj skuadrës së njohur Cluj nga Rumania, ndërsa Ballkan League starton me 22 tetor.

“Art Motion” transmeton edhe ndeshjet e Sigal Prishtinës në FIBA Europe Cup dhe ndeshjet e Superligës së Basketbollit të Kosovës.

 

Komentet janë të mbyllura.