Basketboll

BASHKIMI-LIPJANI, NDESHJA QË HAP STINORIN E RI NË ELITË

Prishtinë(AsistiOnline) – Ditën e sotme hapet stinori i ri në Superligën e Meshkujve në Basketbollin e Kosovës.

Me ndeshjen e parë në plan, Bashkimi-Lipjani, ekipet ia bëjnë “sefte” stinorit të ri që  nisë sot dhe mbaron të dielën.

Ndeshja e sontme, nisë në ora 19:00 dhe luhet në Gjakovë, shkaku që në Prizren salla e sporteve është e zënë.

Kjo ndeshje, por edhe të gjitha ndeshjet e Superligës sonë edhe sivjet transmetohet direkt në Platformën më atraktive në vendin tonë “Art Motion”.

AsistiOnline.com përpos lajmeve dhe  befasive të tjera ekskluzive, do të ju servojë të gjitha rezultatet e ndeshjeve, çerek për çerek në përballjet e Superligës sonë.

Një edicion spektakolar na pret sivjet, me Asistin që do t’ju mbajë të informuar për çdo risi dhe eventualitet.

Komentet janë të mbyllura.