Basketboll

ALBA BERLINI FITON BINDSHËM NDAJ ZENITIT

Prishtinë(AsistiOnline) – Alba Berlini e ka nisur me fitore të thellë stinorin ‘debutues’ në Euroligë.

Gjermanët kanë arritur ta mposhtin thellë, poashtu një ekip të ri sivjet në Euroligë, bëhet fjalë për Zenitin nga Rusia.

Për ta fituar takimin e sontëm Alba e Berlinit tregoi forcën, duke i fituar të katër çerekët e ndeshjes dhe për epilogun final 85-65.

Landry Nnoko me 16 pikë e Marcus Eriksson me 15 sosh, ishin individët më të dalluar në këtë fitore shumë të vlefshme të Albas sonte.

Tek Zeniti me lojë të mirë u dalluan, Will Thomas me 14 pikë e Tim Abromaitis me 12 pikë, por që s’mjaftuan për fitore.

Komentet janë të mbyllura.