Basketboll

PRIZRENI ARRIN FITOREN E PARË, NIKLI MBETET PA FITORE NË SUPERLIGË

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Ponte Prizrenit e ka arritur fitoren e parë pas tre xhirosh në elitën e Basketbollit tonë sivjet.

Skuadra e prirë nga trajneri, Arbnor Rifati ka arritur të mposhtë me vështirësi skuadrën e Feronikelit me rezultatin 100-92.

Prizreni e nisi më mirë ndeshjen, duke e mbyllur çerekun e parë në avantazh 28-18, por në dy periudhat e tjera të ndeshjes, Nikli luajti më mirë dhe i fitoi që të dyja(21-23, 22-27), por në çerekun e fundit, Prizreni reagoi duke e fituar këtë periudhë(29-24) dhe në fund ngadhënjeu krejtësisht për fitoren e parë të stinorit.

Më të dalluarit në këtë fitore shumë të vlefshme të prizrenasve sot ishin, Malcolm Canada me double, double(31pk, 11krc), Ajay Sanders me 24 pikë dhe Qëndrim Ajazaj me 12 pikë.

Tek Feronikeli s’mjaftuan për fitore, Darius Huggins me double, double(14pk, 11krc), Arti Hajdari me 23 pikë dhe Brandon Scott me 22 sosh.

Prizreni arrin fitoren e parë sivjet në Superligë, përderisa Nikli pas tre takimesh mbetet ende pa fitore.

Komentet janë të mbyllura.