MORINA PERFORMON SHKËLQYER ME EKIPIN E TIJ SLLOVEN
Prishtinë(AsistiOnline) – Lojtari i Përfaqësueses sonë kosovare, Gëzim Morina ka qenë lojtari kryesorë i ekipit slloven, Hopsi Polzela në fitoren e tyre në hapjen e kampionatit slloven.
Këtë vikend ka nisur edicioni i ri në Superligën e Sllovenisë, përderisa basketbollisti therandas, Gëzim Morina ka qenë lojtari kryesorë në fitoren e ekipit të tij, Hopsi Polzela, ndaj KK Sentjur 83-62.
Morina për 24 minuta lojë, ka qenë lojtari më efikas i Hopsit me double, double 15 pikë e 10 kërcime, si dhe ka shtuar edhe 2 asistime.
Morina është pjesë e rregullt e Përfaqësueses kosovare dhe një ndër lojtarët më të dalluar.
Komentet janë të mbyllura.