Basketboll

CSKA-JA VAZHDON ME FITORE, ZALGIRISI DËRRMON REALIN

Prishtinë(AsistiOnline) – Kanë përfunduar dy ndeshjet e para të ditës së sotme në Euroligë.

CSKA Moska ka arritur edhe fitoren e tretë me radhë këtë stinor në Euroligë, moskevitët sonte kanë mposhtur rivalët lokal të Khimkit me shifrat 99-86.

Më i dalluari në fitoren e CSKA-së sonte ishte, Mike James me 28 pikë.

Në anën tjetër, Zalgirisi ka arritur ta mposhtë Real Madridin duke ia shkaktuar humbjen e parë madrilenëve sivjet me rezultat 86-73.

Në këtë fitore të Zalgirisit sonte u dallua, Zach Leday me 26 pikë.

Komentet janë të mbyllura.