Basketboll

VJEN FITORJA E PARË PËR WARRIORS

Prishtinë(AsistiOnline) – Golden state Warriors më në fund e kanë fituar ndeshjen e parë të stinorit në NBA.

Ish-kampionët e NBA-së, kanë mposhtur New Orleansin në një duel tejet interesant me rezultatin 123-134.

Steph Curry me 26 pikë e D’Angelo Russell me 24 sosh, ishin më meritorët për fitoren e Warriors në mesnatë.

Tek Pelicans, Brandon Ingram përsëri ishte më i dalluari, kësaj here me 27 pikë e 10 kërcime, por paraqitje e tij, s’i kreu punë ekipit për ta arritur fitoren e parë të stinorit.

https://m.youtube.com/watch?v=RGEcatCPKOU

 

Komentet janë të mbyllura.