Basketboll

MAVS MPOSHTIN DENVERIN, NË KRYENDESHJEN E MESNATËS

Prishtinë(AsistiOnline) – Dallas Mavericks kanë mposhtur Denver Nuggets, në ndeshjen më interesante të mesnatës në NBA.

Mavsat realizuan fitore shumë të vështirë ndaj Nuggets me rezultat 106-109, në një ndeshje që fituesi i saj u përcaktua vetëm në sekondat e fundit.

Kleber e Hardaway me nga 14 pikë secili, ishin koshashënuesit më të dalluar në fitoren e Mavs.

Te Nugges s’mjaftuan për triumf, 23 pikët e Millsap e 19 sosh të Barton.

https://m.youtube.com/watch?v=3fxQGOXGgYc

Komentet janë të mbyllura.