PAS 7-TË XHIROVE, VJEN FITORJA E DYTË PËR FENERIN
Prishtinë(AsistiOnline) – Fenerbahçe Beko më në fund është rikthyer tek fitoret në Euroligë.
Turqit nga Stambolli, kanë triumfuar sonte ndaj Bayernit të Mynihut 90-82, në një ndeshje jashtëzakonisht interesante që fituesin e përcaktoi vetëm në periodën e fundit.
Derrick Williams me 19 pikë e Melih Mahmutoglu me 14 sosh, ishin individët kryesorë në fitoren e dytë të Fenerit sivjet, krahas 5 disfatave.
Tek Bayerni, Greg Monroe me 19 pikë e Vladimir Lucic me 14 poashtu, u dalluan por që s’mjaftuan për fitoren e tretë, krahas 5 disfatave.
Komentet janë të mbyllura.