Basketboll

MINNESOTA GJUNJËZON WARRIORSAT PAS VAZHDIMEVE

Prishtinë(AsistiOnline) – Minnesota Timberwolves kanë arritur një fitore të madhe edhe pse shumë të vështirë mbrëmë në NBA.

Timberwolves kanë mposhtur dje, Golden State Warriors 125-119, por vetëm pas vazhdimeve pasiqë koha e rregullt përfundoi baraz(110-110).

Andrew Wiggins me 40 pikë e Anthony Towns me 20 sosh, ishin lojtarët më të dalluar në këtë fitore të madhe të Minnesotas.

Në anën tjetër, tek Warriors s’mjaftuan për fitore, 52 pikët e D’Angelo Russell e Burks me 18 pikë.

Komentet janë të mbyllura.