Basketboll

EL CLASICO E BASKETBOLLIT I TAKOI REALIT

Prishtinë(AsistiOnline) – Real Madridi e ka fituar përballjen kryesore të xhiros së tetë në Euroligë, ndaj rivalit të përbetuar, Barcelonës.

Madrilenët kanë mposhtur katalunasit, në El Clasico, që përpos basketbollit rivalitet të njejtë kanë edhe në futboll.

Pjesa e parë e kësaj super-sfide ishte e jashtëzakonshme me Realin që e nisi më mirë ndeshjen, duke krijuar një epërsi të lartë pas çerekut të parë 32-14, por Barça u kundërpërgjigj edhe më ashpër në çerekun e dytë, duke e fituar këtë periodë 16-36 dhe e mbylli pjesën e parë në avantazh +2, 48-50.

Por në pjesën e dytë, Reali këmbënguli më shumë për fitore dhe kjo bëri që ti fitonte dy periodat e fundit të ndeshjes, në mënyrë solide23-14, 15-12, por të mjaftueshme sa për ta fituar ndeshjen me epilogun final 86-76.

Lojtarët që u dalluan sonte në fitoren e Realit ishin, Anthony Randolph me 16 pikë e Facundo Campazzo e Gabriel Deck me nga 13 pikë.

Tek Barcelona e super-përforcuar sivjet, s’mjaftuan për fitore, Nikola Mirotic me 19 pikë e Ante Tomic me 13 pikë.

Komentet janë të mbyllura.