Basketboll

FITORJA E RADHËS PËR YLLIN, LIPJANI MBETET PA FITORE

Prishtinë(AsistiOnline) – Golden Eagle Ylli e ka arritur edhe fitoren e dytë rresht, nën-drejtimin e trajnerit të ri, Radovic.

”Xhebsat” sonte kanë shënuar një fitore të vështirë si vendas ndaj Lipjanit me rezultat final  104-91.

Periudha e parë e ndeshjes përfundoi baraz 26-26, përderisa Ylli në çerekun e dytë arriti të shënojë më shumë pikë(33-21) dhe mbylli pjesën e parë në avantazh të lehtë.

Pjesa e dytë, nisi më mirë për Lipjanin që e fitoi periodën e tretë 16-20, përderisa në periodën e fundit, Ylli u këndell dhe arriti ta fitojë ndeshjen me meritë.

Lojtarët më të dalluar në fitoren e Yllit sonte ishin, Samir Zekiqi e Alante Fenner me nga 22 pikë, Jameel McKay e Valon Bunjaku me nga 14 pikë e Altin Morina e Arben Camaj me nga 12 pikë.

Tek Lipjani u dalluan, Fazli Vitia me 26 pikë, DeMarcus Stuckey me 24 pikë e Devaughn Jenkins me 21 sosh.

Kjo është fitorja e gjashtë për Yllin, karshi tri humbjeve. Ndërsa, Lipjani pëson disfatën e dhjetë nga po aq ndeshje të zhvilluara.

 

Komentet janë të mbyllura.