Basketboll

RAHOVECI ME FITORE TË THELLË, PËRFORCON KREUN E TABELËS

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Rahovecit e ka arritur një fitore të thellë në udhëtim tek skuadra e Lipjanit.

Ekipi i “vreshtarëve” e ka arritur edhe fitoren e radhës në elitën e basketbollit kosovar, duke mposhtur si mysafirë skuadrën e Lipjanit 79-116.

Ishte skuadra e Rahovecit, ajo që e kishte avantazhin e ndeshjes, madje të thellë duke arritur kështu që për çdo çerek(12-34, 19-30, 27-28, 21-24), të ketë të ketë kapital të konsiderueshëm për të arritur fitore në fund.

Joshua McFolley me 20 pikë, Javis Howard me 18 pikë, Chris Bradford e Jure Gunjina me nga 15 pikë, ishin lojtarët më të dalluar në triumfin e sontëm të Rahovecit.

Tek Lipjani, DeMarcus Stuckey me 40 pikë e Granit Ejupi me 11 pikë, ishin lojtarët më të dalluar.

Kjo është fitorja e dhjetë e Rahovecit, karshi vetëm një disfate, përderisa Lipjani pëson edhe disfatën e njëmbëdhjetë nga po aq ndeshje të zhvilluara.

Komentet janë të mbyllura.