Basketboll

SONTE RIKTHEHET SUPER-DERBI I BASKETBOLLIT KOSOVAR

Xhiroja e 12-të e Superligës së Kosovës në basketboll sonte do të sjellë derbin e rivalëve të vjetër Sigal Prishtina-Peja.

Kjo ndeshje do të zhvillohet sonte në kryeqytet nga ora 17:00 dhe pritet të jetë shumë interesante. Prishtinasit ndodhen në vendin e tretë me 15 pikë, kurse pejanët në pozitën e pestë me 13 sosh. Ballafaqimet ndërmjet këtyre skuadrave gjithmonë kanë qenë interesante dhe kështu pritet të jetë edhe të dielën.

Ndeshja nisë në ora 17:00 dhe transmetohet në Platformën më atraktive në vendin tonë “Art Motion”.

Si çdoherë rezultatin me koshashënuesit kryesorë, pas çdo çereku, por edhe raportin final të ndeshjeve, mund ti gjeni ekskluzivisht dhe në kohë reale në AsistiOnline.com

 

Komentet janë të mbyllura.