Basketboll

BARÇA, FENERI E ZENITI MBYLLIN XHIRON ME FITORE

Prishtinë(AsistiOnline) – Janë mbyllur tri ndeshje shumë interesante në xhiron e 12-të në Euroligë.

Barcelona ka arritur fitore në udhëtimin e saj në Rusi, duke mposhtur Khimkin tejet ngushtë 94-102.

Fitore në këtë xhiro ka arritur edhe Fenerbahçe edhe pse me shumë vështirësi, madje vetëm pas vazhdimeve, ka mposhtur Alba Berlinin 107-102, pasi koha e rregullt përfundoi baraz 88-88.

Ndërsa sonte me triumf e ka mbyllur edhe Zeniti që ka mposhtur ASVEL Lyonin 75-70.

 

Komentet janë të mbyllura.