Basketboll

FITORJA E 6-TË RADHAZI PËR YLLIN

Prishtinë(AsistiOnline) – Golden Eagle Ylli e ka arritur edhe fitoren e 6 radhazi në në Superligën e Basketbollit tonë.

Therandasit kanë triumfuar sonte në shtëpi, ndaj Ponte Prizrenit me rezultatin final të ndeshjes 94-86.

Rrjedha e ndeshjes ishte shumë interesante me Ponte Prizrenin që mbylli çerekun e parë +6 17-23, ndërsa në çerekun e dytë Ylli përmirësoi lojën e vet dhe fitoi çerekun e dytë 30-20, duke mbyllur pjesën e parë në avantazh 47-43.

Në pjesën e dytë, vazhdoi loja e ngushtë me Prizrenin që e fitoi ngushtë periodën e tretë 25-27, ndërsa në çerekun e fundit, Ylli përsëri riktheu lojën e mirë duke e fituar këtë periodë 22-16, duke e fituar edhe ndeshjen në fund me meritë.

Lojtarët që arritën pikë dyshifrore në fitoren e Yllit sonte ishin, Samir Zekiqi me double, double(19pk e 11krc), Jameel McKay me double, double(21pk, 12krc), Altin Morina me 18 pikë e Terrell Everett me 10 sosh.

Tek Prizreni s’mjaftuan për fitore, Zenelaj me double, double(18pk, 21krc), Malcolm Canada me 30 pikë e Blendi Matoshi me 12 pikë.

Kjo ishte fitorja e 10 sezonale e Yllit sivjet, karshi 3 disfatave. Ndërsa, Prizreni pësoi edhe disfatën e 7, karshi 8 fitoreve.

Komentet janë të mbyllura.