SHTYHET NDESHJA E SONTME E RAHOVECIT NË LIGËN BALLKANIKE

0

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra kosovare, KB Rahovecit sonte ishte paraparë që ta zhvillonte ndeshjen e radhës në Ligën Ballkanike, por kjo nuk do të ndodhë.

”Vreshtarët” nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook, kanë paralajmëruar se ndeshja është shtyrë me kërkesën e skuadrës malazeze, Ibar Rozhajë.

”Ndeshja e radhës në udhëtim ndaj Ibar Rozaje në Ballkan Ligë, është shtyrë për një datë tjetër në muajin janar me kërkesë të nikoqirëve. Ndërkoh takimi i radhës në këtë garë për skuadrën tonë është me 9 janar në “Mizahir Isma” ndaj klubit nga Bullgaria të Academic Bultex”, thuhet në njoftim.

Të kujtojmë se Rahovecit sivjet, për herë të parë po luan në gara të huaja.