Basketboll

EKSKLUZIVE: KY LOJTAR PRITET TË JETË FUNDORI MË I RI I PONTE PRIZRENIT

Prishtinë(AsistiOnline) – Pas largimit të fundorit Malcolm Canada, skuadra e Ponte Prizrenit e ka gjetur shpejtë zëvendësimin e tij.

Nga burime shumë të afërta me klubin prizrenas, AsistiOnline.com ka mësuar se skuadra e drejtuar nga Arbnor Rifati pothuajse e ka përfunduar marrëveshjen me fundorin amerikan, Andre Wolford të cilin pritet ta prezantojë shumë shpejtë si përforcim të ri të ekipit.

Wolford luan në pozitën 1 dhe është i gjatë 1.88cm. Ai së fundmi ishte pjesë e ekipit nga NCAA – “St Francis University”, ku kishte një mesatare prej 8.5 pikësh, 2.3 kërcimesh e 0.4 asistimesh.

Tek prizrenasit pritet që të ketë edhe ndonjë afrim gjatë afatit kalimtar dhe të jenë arrë e fortë për kundërshtarët edhe në stinorin pranveror e që synojnë 4 pozitat e para në tabelë.

Komentet janë të mbyllura.