Basketboll

ZYRTARE: KY ËSHTË FUNDORI MË I RI DHE TEJET I SPIKATUR I PRISHTINËS

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Sigal Prishtinës ka përforcuar radhët e veta edhe me një lojtar të huaj.

Kryeqytetasit kanê nënshkruajtur me fundorin amerikan, Anthony Goods.

Njoftimi zyrtar nga klubi prishtinas:

Klubi ynë ka nënshkruar me fundorin amerikan me përvojë të madhe Anthony Goods. Lojtari në fjalë ishte pjesë e G-League me Santa Cruz Warriors ku kishte mesatare prej 18pikëve. Goods 191cm i gjatë, ishte pjesë e Superligës Izraelite për një kohë të gjatë në top ekipet vendase. Pastaj karrieren e vazhdoj në Ukrainë, Itali, Poloni e pastaj në Francë ku së fundi ishte pjesë e ekipës Nancy me një mesatare prej 13 pikë për ndeshje. Anthony Goods me një efikasitet të lartë dhe eksperienë do të jetë ndihmesë e madhe për klubin”, thuhet në komunikatën e klubit prishtinas.

Ky është përforcimi i dytë i Prishtinës në afatin dimëror, pas Jordan Johnson.

Komentet janë të mbyllura.