Basketboll

ZYRTARE: BASHKIMI PËRFORCOHET ME ALO-QENDRËN AMERIKANE

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e KB Bashkimit nga Prizreni ka përforcuar radhët e veta me një lojtar të huaj.

Prizrenasit kanë nënshkruajtur me alo-qendrën amerikane, Spenser Mitchell.

Njoftimi zyrtar nga klubi prizrenas:

Alo qendra amerikane, Spenser Mitchell, është përforcimi më i ri i skuadrës sonë. Mitchell, 203 centimetra i gjatë, vjen nga skuadra lituaneze, Palanga, për të cilën ka luajtur me mesatare prej 6.4 pikëve dhe 3 kërcimeve për ndeshje.

Më parë ka luajtur edhe në skuadrat si Swords Thunder nga Irlanda, Servigroup Benidorm nga Spanja dhe Perez Basket SAD nga Kosta Rika. Me ardhjen e tij skuadra do të ketë më shumë zgjedhje në pozitën e qendrës”, thuhet në komunikatën zyrtare të Bashkimit.

Mitchell pritet të debutojë në ndeshjen e radhës që Bashkimi do ta luajë në Prizren kundër Yllit në javën e ardhshme.

 

Komentet janë të mbyllura.