Basketboll

PEJA I REVANSHOHET PRISHTINËS NË “KARAGAÇ”

Prishtinë(AsistiOnline) – KB Peja e ka fituar derbin e xhiros së 21-të në elitën e basketbollit kosovar, ndaj Sigal Prishtinës.

Pejanët kanë triumfuar në “Karagaç” të Pejës, ndaj Sigal Prishtinës me rezultatin final 82-76.

Sa i përket rrjedhshmërisë së ndeshjes, Peja e kontrolloi pjesën e parë në tërësi, duke fituar periodat fillestare të ndeshjes(22-7, 29-25), ndërsa në pjesën e dytë Prishtina u këndell dhe fitoi të dyja periudhat e ndeshjes(19-27, 12-17), por që s’mjaftuan për fitore.

Dardan Berisha me 26 pikë, Drilon Hajrizi me 15 pikë e Henrik Sirko me 13 sosh, spikatën në fitoren e Pejës sonte.

Tek Prishtina u dalluan, Jordan Johnson me 26 pikë e Anthony Goods me 22 sosh.

Peja sonte arriti fitoren e 10 të stinorit, krahas 8 humbjeve. Ndërsa, Prishtina pësoi disfatën e 5, karshi 14 fitoreve.

 

Komentet janë të mbyllura.