Basketboll

SUPER-PËRBALLJA E SHUMËPRITUR SONTE NË “KARAGAÇ”

Prishtinë(AsistiOnline) – Dita e sotme në elitën e basketbollit kosovar pritet të jetë e jashtëzakonshme.

Kjo për faktin se, do të sjellë super derbin ndërmjet rivalëve të vjetër, Pejës dhe Sigal Prishtinës.

Klasikja e basketbollit kosovar pritet të jetë shumë interesante, me Pejën që ka bërë disa përforcime dhe ka synime të mëdha për stinorin pranveror. Përforcimi më i madh pa dyshim mbetet Dardan Berisha, i cili kaloi pikërisht nga Prishtina. Bardhekaltrit janë kampionë dhe liderë të tabelës dhe synojnë të vazhdojnë të mbesin në vendin e parë. Prishtina ka 14 fitore dhe katër humbje, kurse Peja nëntë fitore dhe tetë humbje.

Ndeshja nisë në ora 17:00 dhe transmetohet në Platformën më atraktive në vendin tonë “ART MOTION”, si dhe në KLAN KOSOVA

Si çdoherë rezultatin me koshashënuesit kryesorë, pas çdo çereku, por edhe raportin final të ndeshjeve, mund ti gjeni ekskluzivisht dhe në kohë reale në AsistiOnline.com

 

Komentet janë të mbyllura.