Basketboll

SUPER-FITORE, RAHOVECI NË PLAY OFF TË LIGËS BALLKANIKE

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Rahovecit me një super-fitore ndaj Vllaznisë së Shkodrës, është afër për tu kualifikuar në “Play Off”-in e Ligës Ballkanike.

”Vreshtarët” në Palestrën e nxehtë “Mizahir Isma” në Rahovec, kanë arritur ta mposhtin Vllazninë e Shkodrës me rezultati final 78-73.

Skuadra mysafire e Vllaznisë e nisi më mirë ndeshjen, duke fituar dy periodat e para të ndeshjes ngushtë(19-21, 17-20), por në pjesën e dytë Rahoveci u këndell dhe riktheu lojën në anën e vet duke fituar dy periodat vendimtare të ndeshjes(23-20, 19-12) dhe në fund arriti fitore +5.

Më të dalluarit në këtë fitore me vlerë shumë të madhe për Rahovecin sonte ishin, Darrell Davis me 25 pikë, Joshua McFolley realizoi 14 pikë, por pikë dyshifrore arriti edhe Altin Morina 14 sosh.

Tek Vllaznia s’mjaftuan për fitore, Petar Kusovac me 27 pikë e Babb Jaylen me 14 sosh.

Me këtë fitore, Rahoveci tashmë është afër të kualifikohet në fazën e dytë të BIBL, ndërsa Vllaznia pothuajse eleminohet nga gara.

Komentet janë të mbyllura.