Basketboll

PEJA S’LEJON BEFASI, MPOSHT THELLË LIPJANIN

Peja e  ka mundur në “Karagaç” Lipjanin me rezultat 108-71 (37-20, 23-17, 20-18, 28-16) në kuadër të javës së 23-të në Superligën e Kosovës në basketboll.

Pejanët e filluan ndeshjen më mirë që në start, duke e fituar çerekun e parë 37-20, derisa me lojë të mirë vazhduan edhe në periudhën e dytë, që e fituan 23-17, për të shkuar në pushim me rezultat 60-37. Peja vazhdoi me lojë të mirë edhe në pjesën e dytë, përkatësisht periodën e tretë, duke e fituar këtë pjesë 20:18. 10-minutëshi i fundit përfundoi 28-16 dhe Peja shënoi fitore me rezultat 108-71.

Te Peja në fitore sonte u dalluan, Nigel Johnson me 17 pikë, Henrik Sirko me 15 pikë, Beqë Kovaqi me 13 pikë, si dhe Dardan Berisha e Albin Berisha me nga 12 pikë.

Te Lipjani u dalluan Tamas Bruce me 27 pikë e Warren Winson me 13 pikë.

Peja tash ka 12 fitore dhe 8 humbje, derisa Lipjani 1 fitore dhe 20 humbje.

Komentet janë të mbyllura.