Basketboll

EKSKLUZIVE: TREPÇA TRANSFERON ALO-QENDRËN AMERIKANE

Prishtin(AsistiOnline) – Skuadra e Trepçës që sivjet po e rrezikon seriozisht mbetjen në elitën e basketbollit kosovar, është përforcuar me një lojtar cilësor.

AsistiOnline.com ka mësuar ekskluzivisht, se “xehtarët” kanë transferuar në skuadër, alo-qendrën amerikane, Cedric Council Jr.

Council Jr, në stinorin vjeshtor dhe edhe një pjes të pranverës ai ishte pjesë e ekipit nga elita e Gjeorgjisë, Dinamo Tbilisi dhe luajti me një mesatare prej, 12.2 pikë, 8.kërcime, 0.7 asiste e 1.1 topa të vjedhur, për ndeshje.

Duhet cekur se Council Jr, deri tani e ka pasur trajner të skuadrës, ish-basketbollistin dhe tash trajnerin shqiptar, Muhamed Thaçi që sivjet po e drejton me shumë sukses ekipin e Dinamo Tbilisit.

Komentet janë të mbyllura.