Basketboll

EKSKLUZIVE: ALBAN VESELI RIKTHEHET NË PËRFAQËSUESEN E KOSOVËS  

Prishtinë (AsistiOnline.com) – Një nga basketbollisët më në formë momentalisht në Superligën e basketbollit kosovar, Alban Veseli pas me shumë se një viti do të grumbullohet në Përfaqësuesen e Kosovës për dy ndeshjet Parakualifikuese të këtij muaji ndaj Islandës dhe Luxemburgut, mëson AsistiOnline.com.

Albani në fillim të sezonit 2019/20 u transferua nga Golden Eagle tek Rahoveci për tu bërë një nga lojtarët më të rëndësishëm në ekipin e Marjan Ilievskit.

Kosova me 20 shkurt zhvillon ndeshjen e parë Parakualifikuese për Botërorin 2023 ndaj Islandës dhe vetëm tre ditë më vonë do ta zhvillojë ndeshjen e dytë ndaj Luxemburgut në udhëtim./AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.