Basketboll

DERBI PRIZRENAS E HAPË XHIRON E 23-TË

Prishtinë(AsistiOnline) – Xhiro e 24-të e elitës së basketbollit kosovar hapet sonte.

Ndeshja e parë do të zhvillohet mes Bashkimit dhe Ponte Prizrenit, një takim interesant ku përballë njëra-tjetrës do të jenë dy skuadrat e Prizrenit. Ndeshjet mes këtyre dy skuadrave kanë qenë gjithmonë interesante dhe kështu pritet të jetë edhe të shtunën. Bashkimi ka 12 fitore dhe tetë humbje, kurse Ponte Prizreni 13 fitore dhe tetë humbje.

Ndeshja nisë në ora 17:00 dhe transmetohet në Platformën më atraktive në vendin tonë “ART MOTION”.

Si çdoherë rezultatin me koshashënuesit kryesorë, pas çdo çereku, por edhe raportin final të ndeshjeve, mund ti gjeni ekskluzivisht dhe në kohë reale në AsistiOnline.com

 

Komentet janë të mbyllura.