Basketboll

SOT FINALJA E LIGËS SË PARË

Prishtinë(AsistiOnline) – Ditën e sotme luhet finalja e madhe e Kupës për Ligën e parë, ndërmjet Vëllaznimit dhe As Prishtinës.

Padyshim që ky duel pritet të jetë shumë interesant, për shumë arsyeje. Ndër to janë se edhe në kampionat të dyja ekipet janë ngjitur në tabelë, Vëllaznimi i pari e As Prishtina e dyta, në gjysmëfinale të dyja ekipet triumfuan bindshëm e në ndeshjet mes vete, sivjet u zhvillua vetëm një sfidë, ku Vëllaznimi triumfoi si mysafir i prishtinasve(64-80).

Sa i përket duelit të sotëm, gjithçka pritet të jetë shumë interesante, ngase të dyja ekipet posedojnë cilësi të mjaftueshme për ti bërë probleme njëra tjetrës.

Ndeshja nisë në ora 14:00 dhe transmetohet direkt në Platformën më atraktive dhe ekskluzive në vendin tonë “Art Motion”.

Komentet janë të mbyllura.