Basketboll

KB PEJA FITON KUPËN E KOSOVËS

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra pejane, KB Peja është fituese e Kupës së Kosovës për stinorin 2019/20.

Peja në një finale tejet interesante, mposhti Golden Eagle Yllin e Therandës me rezultatin final të ndeshjes,  64-79.

Peja e nisi shumë më mirë se Ylli ndeshjen, duke fituar periodën e parë 9-26, ndërsa në periudhat dy dhe tre, Ylli fitoi(22-21, 20-10), por kjo përsëri nuk mjaftoi që ta marrë epërsinë, pasiqë Peja në periodën e fundit përsëri u kthye tek loja e mirë dhe e fitoi periodën vendimtare(13-22), por edhe ndeshjen.

Pikë dyshifrore në fitoren e Pejës sonte arritën: Nigel Johnson(20), Henrik Sirko(16), Drilon Hajrizi(13),Ricky Jackson(11), Bret Prahl(10).

Te Ylli u dalluan vetëm dy lojtarë me pikë dyshifrore: Samir Zekiqi me 20 pikë e Jameel McKay me 12 pikë.

Ishte ky trofeu i 5-të i Kupës së Kosovës i fituar në histori për KB Pejën.

 

 

Komentet janë të mbyllura.