Basketboll

MVP I EDICIONIT 2019/20 – NË SUPERLIGËN E KOSOVËS

Prishtinë(AsistiOnline) – Adhurues të basketbollit në ASIST, kte edicion të ndërprer për shkak të pandemisë me COVID19 po e përmbyllim me shpalljen e lojtarit më të dalluar sivjet. Pas 5-shes më të mirë të Superligës dhe përzgjedhjes së 5-shes më të mirë vendore për edicionin 2019/2020, koha është që ta shpallim mbretin e elitës së basketbollit kosovar dheeee… ky epitet pa asnjë dilemë më të vogël i takoi :gjigantit prizrenas, Urim Zenelajt.

Urimi sivjet ishte fantastik, i pandalshëm dhe super-dominues me double – double mesatare prej 13.8 pikëve e 14.5 kërcimeve, duke shtuar mesatarisht 3 asistime dhe 2 bllokada për ndeshje kurse indeksi i tij ishte i fenomenal, +28.3 Kte indeks të shkëlqyeshëm ai e meritoi fal shfaqjeve fantastike në gjitha 24 ndeshjet e zhvilluara për Ponte Prizrenin, në 14 prej të cilave realizoi dyshifror të dyfishtë, duke u përzgjedhur 11 herë në 5-sshen e Javës dhe përzgjedhur 5 herë si MVP, rekord ky të cilin kurrë asnjë lojtarë në historinë
moderne të basketbollit kosovar nuk e ka bërë, së paku në këto 20 edicionet e pas luftës prej se ASISTI ka filluar përpunimin e statistikave në vitin 2001. Pra, mbret i Superligës sivjet është , Urim Zenelaj super i nxehtë.

MVP I EDICIONIT 2019/20: URIM ZENELAJ (PONTE PRIZRENI)

13.8 P; 14.5 KRC; 3.0 AST; 2.0 BLK; +28.3(11 HERË NË 5-SHE DHE 5 HERË MVP JAVËS)

Komentet janë të mbyllura.