Basketboll

CEDEVITA OLIMPIJA FILLON PËRGATITJET PËR SEZONIN E RI

Prishtinë (AsistiOnline.com) – Skuadra sllovene e Cedevita Olimpisë ka filluar përgatitjet për sezonin e ri të garave, shkruan AsistiOnline.com.

Përforcimi i parë i skuadrës së trajnerit Jurica Golemac është ylli i Koper Primorska-s, Alen Hodžić, i cili në sezonin e anuluar të ABA Ligës zhvilloi 21 ndeshje dhe pati mesatare prej 9.3 pikëve, 2.0 asistime dhe 2.5 kërcime.

Përndryshe Hodžić, është reprezentues i rregullt i Kombëtares së Sllovenisë /AsistiOnline.com.

Komentet janë të mbyllura.