Basketboll

ZYRTARE: RINISJA E NBA-SË FILLON ME BETEJËN E L.A

Prishtinë(AsistiOnline) – Tashmë është gjithçka zyrtare, sepse liga më e fortë e basketbollit në botë, NBA do të fillojë më 30 korrik.
 
NBA do rinisë më 30 korrik me ndeshjet midis New Orleans Pelicans dhe Utah Jazz(00.30 Central European Time) dhe super-derbi i LA, ndërmjet Los Angeles Clippers e LA Lakers që pritet të jetë i jashtëzakonshëm(03.00).
 
Të nesërmen, janë gjashtë ndeshje në program, dhe programi i ndeshjeve fillon në 20:30 me një duel midis Orlando Magic dhe Brooklyn Nets, dhe përfundon me një derbi të Teksasit – Houston Rockets kundër Dallas Mavericks (03.00).

 

Sezoni i NBA u ndërpre për shkak të pandemisë koronavirus dhe do të vazhdojë në ”Disney World” në Orlando më 30 korrik.

Në këtë kompleks, do të luhet në tre salla, disa ditë do të ketë deri në shtatë ndeshje në program, dhe skuadrat do të luajnë gjithsej tetë ndeshje para play-off-it.

Shtatë më të mirat do të sigurojnë një vend në play-off, ndërsa i ashtuquajturi turneu i play-in do të luhet për pozitën e tetë, nëse diferenca midis vendit të tetë dhe të nëntë është më pak se katër fitore.

AsistiOnline do të ju mbajë të informuar vazhdimisht për rrjedhën e ndeshjeve të garës. /AsistiOnline.com 

Komentet janë të mbyllura.