Basketboll

FERATI PËR DEBUTIMIN HISTORIK TË KOSOVËS 3×3: NA PREZANTUAN ME DINJITET DHE VITEVE TJERA EDHE MË FUQISHËM

Prishtinë(AsistiOnline) – Ish-basketbollisti dhe tash trajner në basketbollin e Kosovës, Ismet Ferati në një prononcim për AsistiOnline.com, ka folur me rastin e një vjetorit në debutimin historik të Përfaqësueses së Kosovës në gara ndërkombëtare.

Ferathi ka theksuar se debutimi historik i Përfaqësueses së Kosovës 3×3, vitin e kaluar në Rumani ka qenë shumë i mirë dhe i dinjitetshëm, ndërsa ka folur edhe për kontributin e madh të Agon Fehmiut në Streetbollin në Kosovë.

Përshëndetje për të gjithë, ata që e përcjellin portalin shumë të rëndësishëm për basketboll, AsistiOnline.com. Sa i përket temës e cila është rreth debutimit të Kosovës në gara ndërkombëtare 3×3, mendoj që ka qenë një datë shumë e rëndësishme për Streetballin e Kosovës për garat zyrtare 3×3, mendoj që përfaqësimi ka qenë shumë i mirë nga Reprezentacioni i Kosovës, sepse të gjithë këta djem të cilët kanë qenë pjesë e ekipës, 3×3: Arti, Altini, Ariani dhe Albatriti, pasiqë të gjithë janë me shkronjën A. Ka qenë një prezantim, shumë i mirë, shumë i dinjitetshëm, pasiqë dihet se cfarë konkurence është në garat 3×3 në të gjithë botën dhe Evropën. Unë vet kam qenë pjesëmarrës në një garë ndërkombëtare, do të thotë në vitin 2014 në Bukuresht dhe e di se sa është vështirë të përballesh me ekipe të ndryshme nga shtete të ndryshme të cilët, shumë më gjatë merren se ne në gara zyrtare 3 kundër 3. Dhe e di se sa shumë përgatiten, deri te debutimi. Debutimi ka qenë shumë i mirë, shumë i dinjitetshem, djemtë kanë treguar shumë lojëra të mira edhe mendoj që me kalimin e kohës dhe me kalimin e viteve, do të jetë, prezentimi shumë më i mirë. Ndërsa sa i përket kontributit të Agon Fehmiut i cili ka qenë ashtu të themi nismëtar, pasiqë më kujtohet si sot 20 vite më parë në vitin 2000, unë kam qenë edhe atëhere si shumë i ri më duket, nuk jam shumë i sigurtë mirëpo e di që ka qenë një ndër organizimet, ndoshta edhe organizimi i parë i Streetballit në Pishinën e Gërmisë ne vitin 2000 edhe që atëhere ka vazhduar të organizohet Streetballi në Kosovë. Kontributi i Agonit ka qenë i jashtëzakonshëm per popullaritetin e Streetballit në Kosovë, kontribut i cili vazhdon ende edhe unë veç mund të them, që të vazhdoj në këtë ritëm dhe të mos ndalet. Përshëndetje për të gjithë, shpresoj që kjo pandemi që jemi tani, nuk do ti stopoj planet e të gjithë atyre që merren me basketboll, përkatësisht me garat 3 kundër 3, ti kthehemi normalitetit dhe të merremi me basketboll”, mbylli prononcimin e gjatë Ferati.

[VIDEO]:

Komentet janë të mbyllura.