Basketboll

DIREKT NGA STAMBOLLI: KENAN SPAHIU FLET EKSKLUZIVISHT PËR ASISTIONLINE.COM

Prishtinë(AsistiOnline) – Basketbollisti me prejardhje nga Kosova, Kenan Spahiu ditë më parë u zyrtarizua si lojtar i gjigantit turk edhe evropian të basketbollit, Fenerbahçe.

Disa ditë, pas nënshkrimit të kontratës në mes të Fenerit dhe Kenanit, AsistiOnline.com ka arritur të realizojë intervistë ekskluzive me yllin e basketbollit evropian, që i ka ”rrënjët” nga Kosova dhe është lindur në Prishtinë, Kenan Spahiun.

_________________________________________________________________________________________________________________________________________________

Intervista e AsistiOnline.com me Kenanin:

Në fakt disa ditë para nënshkrimit, ishte përfolur se ju do të riktheheni tek Feneri, si ndodhi e tëra?

Takimet me Fenerbahçen ishin të shpeshta, deri sa janë finalizuar, sigurisht që sidomos në mediat turke kjo çështje është diskutuar shumë dhe për disa ditë bisedime intenzive pasi ramë dakord e nënshkruam marrëveshjen per sezonin e ardhshëm dhe të ju them të drejtën jam tejet i lumtur”, tha fillimisht Kenani.

Tutje, 25 vjeçari tregon, se si e ka pritur interesimin e Fenerit, kur dihet që me këtë klub edhe debutoi në Euroligë dhe ka momente të veçanta me ta?

Feneri ka vend të veçantë tek unë. Gjatë këtyre 5 viteve që isha në vende(ekipe) tjera, gjithmonë kam pas relacione me klubin. Viti i kaluar ishte mjaftë me rëndësi për mua, sepse kalova në ligën e Spanjës, kur dihen kualitetet e saj dhe mund të them se tregova lojëra të kënaqshme. Prandaj Feneri ka pasur ndryshime të mëdhaja gjatë 2 muajve të kaluar, duke filluar nga trajnerat dhe më pas edhe lojtarët etj, por tash mendoj se jemi gati”, potencon ai.

Porse përveç Fenerit, a ka pasur interesim edhe nga skuadra tjera evropiane, për ta pasur në radhët e veta Kenanin, kur dihet përvoja e tij në garat ndërkombëtare?

Kontrata ime me Real Betisin ka qenë 1+1. Do të thotë se në të dy anët ka pasur opsion që të dal nga kontrata, Real Betisi dhe unë ishim mjaftë të kënaqur dhe synimi im i parë ka qenë të qëndroj në klub, Por pastaj disa ekipe nga Euroliga dhe në veçanti, Spanja(Baskonia) filluan të interesoheshin shumë seriozisht për mua. Shkaku i COVID-19 u shkaktuan ndryshime dhe pasiguri në tërë botën, na u shtye edhe koha për të vendosur për sezonin e ardhshëm. Por në këtë rast, Fenerbahçe Beko ka treguar interesim më konkret për mua, kontaktet mes nesh filluan dhe më pas gjithçka edhe u finalizua dhe erdhi deri tek nënshkrimi”, nënvizon basketbollisti prishtinas.

Dhe për fund, cilat janë synimet e Kenanit me Fenerin në të ardhmen, meqenëse marrëveshja mes palëve tashmë është zyrtarizuar dhe kanë filluar edhe përgatitjet?

Feneri si gjithmonë ka synime të larta, duke tentuar për ti fituar të gjitha kupat në gara që merr pjesë. Unë tashmë jam më i eksperiencuar se para 5 viteve dhe mendoj se do të kaloj mirë me klubin në sezonën e ardhshme. Sivjet janë bërë ndryshime të mëdhaja në klub dhe tash na duhet kohë, për tu adaptuar mes vete si ekip. Nga tifozët e kësaj skuadre, pritet gjithmonë sukseset, sepse kjo skuadër është duke dominuar në ”F4” të Euroligës për 6 vite me radhë. Kështu që nuk është e lehtë, sepse është një skuadër totalisht e re nga edicioni i kaluar, duke filluar nga stafi e deri tek shumica e lojtarëve, si dhe me një bugjet më të vogël. Por synimet janë të njejta”, përfundoi intervistën ekskluzive me AsistiOnline.com, Kenani.

_________________________________________________________________________________________________________________________________________________

Në stinorin që po e lëmë pas, Kenani kishte luajtur me Real Betisin në elitën e Spanjës dhe kishte mesatare prej, 7.3 pikë për ndeshje dhe ishte ndër lojtarët kyç të skuadrës, si dhe poashtu ishte startues në pesëshen e parë. /AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.