Basketboll

HOUSTON PËRFITON NGA PEZULLIMI, RIKTHEHET WESTBROOK

Prishtinë(AsistiOnline) – Pezullimi i ndeshjeve të NBA-së për pak ditë, duket se i ka konvenuar skuadrës së Houston Rockets.

Kjo pasiqë super-ylli i skuadrës, Rusell Westbrook pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen e pestë të serisë së play off-it, që ‘raketat’ e zhvillojnë ndaj Oklahomas e që me gjasë pritet të luhet të shtunën.

Rikthimi i Westbrook vjen pasi u raportua se Westbrookdukej shpërthyes si kurrë më parë në stërvitjet e Housonit dje më 27 gusht, sipas Tim MacMahon të ESPN-së.

Westbrook ende nuk e pati shansin për të luajtur me Rockets në play off-in e sivjetmë, kjo pasi ndeshjet u shtynë në protestë të padrejtësive shoqërore dhe racore në SHBA.

NBA ende nuk ka njoftuar se cilat do të jenë ndeshjet në kohën kur do rifillojë play off-i më 29 gusht. /AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.