Basketboll

YLLI VAZHDON BASHKËPUNIMIN EDHE ME DY LOJTARË PERSPEKTIVË

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra therandase, Golden Eagle Ylli nuk e ka në plan të ndalet me risi për edicionin e ri.

Therandasit sot kanë njoftuar për vazhdimin e bashkëpunimit me dyshen e re vendore, Drilon Shala e Altin Shala.

Sot kemi kënaqësi te madhe ti prezentojmë dy lojtarë të rinjë e shumë cilësor njëherit edhe përfaqësuses të rregullt të Kosovës në gjeneratat u18 dhe u20. Drilon Shala dhe Altin Shala. Driloni dhe Altini do të jenë fryma e re e këtij ekipi të kompletuar që po ndërtojmë këtë vit. Jo jo, nuk mbaron me kaq…”, thuhet në njoftimin e klubit që sivjet pritet të jetë përnjëmend yll në basketbollin e Kosovës.

Të kujtojmë deri më tani, klubi nga Theranda ka transferuar në radhët e veta shqiptarin nga Mali i Zi, Blendi Avdili, plejmejkerin amerikan Cody John, si dhe ka vazhduar kontratat edhe me basketbollistët kyçë të ekipit nga stinori i kaluar, Valon Bunjaku, Samir Zekiqi, Rilind Krasniqi dhe Egzon Kuqi, ndërsa skuadrën do ta udhëheq përsëri trajneri, Dragan Radoviç. /AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.