Basketboll

ARTIN GASHI RIKTHEHET NË AKSION, I HAPUR PËR EKIPET E INTERESUARA

Prishtinë(AsistiOnline) – Basketbollisti nga Theranda, Artin Gashi që mungoi në parketet kosovare vitin e kaluar për shkak të lëndimit, sivjet do të rikthehet në aksion.

Në një prononcim të shkurtër të dhënë për AsistiOnline.com, Gashi ka treguar se është rikuperuar 100% nga lëndimi dhe sivjet do ti rikthehet basketbollit.

“Lëndimin e kam kaluar plotësisht, tash jam duke punuar për tu përgatitur sa më mirë dhe që të jem i gatshëm 100% për edicionin e ri. Sa i përket skuadrës ku do të luaj, nuk ka asgjë konkrete aktualisht, jam në bisedime me dy skuadra, por jam i hapur për të shqyrtuar edhe oferta të tjera andaj të shohim, besoj se do të vendos shumë shpejtë për të ardhmen”, tha Gashi.

Në stinorin 2018/19, Artini ishte pjesë e Yllit dhe në 17 ndeshje të zhvilluara, pati mesatare prej 10.0 pikë, 4.4 kërcime dhe 0.9 asiste për ndeshje.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.